Një person është plagosur në Ksamil pas një konflikti të ashpër. Policia nuk jep detaje për shkallën e plagosjes por është vënë në kërkim të autorit.
Detaje:
“Sot, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt. m.k











