Një makinë është gjetur e djegur plotësisht në Zall Herr para 5 ditësh.
Policia nuk ka arritir të identifikojë asnjë detaj të saj që prej asaj dite.
”Më datë 22.08.2022, jemi njoftuar se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht.
Duke qënë se automjeti ka qënë i djegur plotësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij”, njofton policia e Tiranës.
Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, por ende pa rezultat njofton policia. r.k











