Ambasadorja Yuri Kim kanpritur në ambasadën amerikane kreun e SPAK, Arben Kraja vetëm pak orë pas një debati që shpërtheu në lidhje me hapjen e hetimeve për krrun e Partisë dë Lirisë, Ilir Meta.
”Kënaqësi të mirëprisja Kreun e SPAK Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon akoma më shumë bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin fuqimisht punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”, postoi Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim. r.p











