Presidenti Bajram Begaj ka larguar nga puna një nga drejtorët në Presidencë, pjesëtar i administratës publike dhe i mbrojtur nga ligji.
Ai është Edvin Shvarc, i biri i përkthyesit mjaft të njohur Robert Shvarc.
Pas 19 vitesh punë në institucionin e Presidencës, ku shërbeu për 5 presidentë të ndryshëm, Edvin Robert Shvarc pushohet nga puna me një motivacion qesharak të shkruar në letër, pa i thënë një fjalë.
Mungesë e madhe respekti nga Presidenti i Republikës ndaj një nëpunësi civil, i cili jeton me të ardhurat e kësaj pune në një apartament modest bashkë me zonjën dhe nënën e tij. r.p












