Policia ka marrë në pyetje edhe Indrit Doklen në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Gazetarja Klodiana Lala tha se 4 ditë më parë “është marrë në pyetje edhe Indrit Dokle. Ai ka mohuar të ketë konflikte dhe gisht në zhdukjen e Ervis Martinaj. Ai ka thënë se gjatë ditëve që Prokuroria pretendon se është zhdukur Ervis Martinaj ai ka qenë në ambiente të survejuara me kamera dhe i shoqëruar me persona që mund ta dëshmojnë këtë”.
Edhe sot grupi i hetimit është duke kryer kontrolle në dy ambiente të njohura në kryeqytet për të zbuluar nëse ka informacion ose pamje që mund të nxjerrin detaje nga kjo histori. a.b











