Ordison Kastrati është 28 vjeçari i cili ka ndërruar jetë në qelitë e burgut të Shënkollit gjatë mbrëmjes së sotme.
I riu kërkoi ndihmë në momentin që nuk po ndihej mirë ndrsa ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Rasti do t’i nënshtrohet ekspertizës ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
28 vjeçari ndodhej në paraburgim pasi akuzohej për thyerjen e masës “arrest në shtëpi”. r.k












