Rreth orës 12:00 , në aksin rrugor Ura e Re-Kombinat, në Berat, shtetasi A.M., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin A.T., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit 70 vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. r.k











