Në foto dy rojet e sigurisë në spital
Dy persona me shtetësi ruse sulmuan sot rojet e sigurisë në një uzinë ushtarake në Shqipërinë e Mesme.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në uzinën ushtarake të Gramshit. Dy shtetas rusë kanë hyrë në mjediset e uzinës dhe kanë sulmuar me lëndë djegëse ushtarët roje.
Pritet që detaje të tjera të ngjarjes të zbardhen nga hetimet paraprake që kanë nisur në vendngjarje.
Dy rojet e sigurisë janë dërguar në spital dhw po kurohen për djegie të rënda. m.b











