Në një takim me eskpertë të arsimit dhe mësues në Tiranë Berisha ka akuzuar Veliaj Se 90% e shkollave të Tiranës janë pa ngrohje ndërsa Veliaj shpenzon 10 mln euro për dezinformim mediat.
“Në rast se marrim infrastrukturën, ajo përsëri është në rrënim. Sot 90% e shkollave nuk kanë ngrohje, nuk kanë ngrohje as shkollat në Tiranë sepse kreu i bashkisë shpenzon 10 milionë euro për dezinformim mediat, për furça të pseudopersonalitetit të tij. A mund të imagjinohet? Dhe nuk i shpenzon ato 10 milionë euro për ngrohjen e shkollave të Tiranës. 70% e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Dhe kushtet në këto shkolla janë njësoj që nga koha kur janë krijuar shkollat ndoshta, jo dekada, por edhe shekuj mbrapa”, tha Berisha. r.p












