Një person mbeti pa jetë këtë mbrëmje pasi u godit nga një makinë në Fier.
”Sot, rreth orës 22:00, në fshatin Metaj, Fier, shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Metaj, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. r.k











