Kryeministri Edi Rama mund të jetë nga të vetmit ‘member’ në Facebook që merr nga videot e tij mijëra like dhe coments por videon nuk e ka parë asnjë prej tyre.
Vetëm pak minuta pasi një video e tij është postuar kanë vërshuar qindra reagime si like, koments apo edhe share.
Por video ka zero shikues (views).

Kjo ndodh se qeveria ashtu si edhe bashkia e Tiranës aktivizon disa mijëra llogari për të rritur qarkullimin në rrjet dhe mbështetjen për postimet e qeverisë.
Kjo është e keqe por jo aq e rëndë se sa kur këta mijëra zyrtarë të administratës dhe patronazhistë përdoren për të bllokuar fjalën e lirë në rrjetet sociale, siç ndodh çdo ditë me shkrimet kritike ndaj qeverisë, kryeministrit dhe kreut të bashkisë së Tiranës. a.b











