Një i ri adoleshent u qëllua këtë mbrëmje me thikë në qytetin e Korçës. Policia ende nuk di për autorin dhe arsyet e konfliktit.
“Rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. r.k












