Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Kavajë, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.
Shkak i aksidentit me pasoja të rënda, dyshohet se është bërë parakalimi i gabuar i mjetit tip Benz.
Ai është marrë për rreth 20 metra zvarrë nga kamioni, ndërkohë që për jetën e dy personave nuk mund të bëhej asgjë, për shkak se kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b













