Në orën 20:00 qytetarët ndezën qirinj tek Kryministria si homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e krimit shtetëror në Plazhin e Potamit.
Ftesa që u bë këtë pasdite:
Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.
Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….
Të kërkojme shkarkimin ose…
Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi
Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano
Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. m.k












