Një zjarr ndodhi sot në mesditë në një karburant në Durrës.
Karburanti ndodhet brenda qytetit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 Durrës dhe fillimisht zjarri ra në magazinë.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.











