Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër.
Ai është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar, njofton policia e Sarandës.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.k











