• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komiteti Teknik: Emergjente kryerja e dozës së tretë të vaksinës. Rikthehet mbajta e maskës

droni by droni
6 July, 2022
in Kronika, Kryesore
0
Komiteti Teknik: Emergjente kryerja e dozës së tretë të vaksinës. Rikthehet mbajta e maskës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Teknik i Ekspertëve e ka konsideruar emergjente kryerjen e dozës së tretë të vaksinës për uljen e pasojave dhe fataliteteve si dhe rekomanduan mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.

Prof. Mira Rakacolli, bëri apel në emër të Komitetit Teknik të Ekspertëve që të bëhet doza e tretë e vaksinës.
“Komiteti fuqishëm bën apel për bërjen e dozave të vaksinimit, duke vazhduar me dozën e tretë ata që kanë bërë të dytën, duke vazhduar me dozën e katërt ata që kanë bërë të tretën. Sepse të gjithë qytetarët i kanë sot të disponueshme vaksinat e tyre në të gjitha qendrat shëndetësore të cilave ato i’u përkasin”, tha prof. Rakacolli.
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, prof. Silva Bino tha: “Të gjithë personat e moshave të thyera të cilët nuk kanë bërë dozën e tretë është emergjencë që ata ta kryejnë këtë dozë të tretë, për t’u mbrojtur format e rënda të sëmundjes. Dhe të gjithë personat që nuk kanë kryer dozën e parë duhet ta kuptojnë që bëhen një risk tepër i madh për personat të cilët mund të jenë të vaksinuar me vaksinim primar por vaksinimi i përgjysmuar gjithnjë shton riskun në popullatë dhe bëhen pengesë dhe dëmtojnë të tjerët. Prandaj është shumë e rëndësishme, po e ritheksoj dhe njëherë, që personat e moshave të thyera mbi 60 vjeç të cilët kanë kryer vaksinimin primar me dy doza duhet të vrapojnë të kryejnë dozën e tretë”..
Komiteti I Ekspertëve ka rekomonduar mbajtjen e maskave aty ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik.
“Komiteti vazhdon rekomondon fuqishëm për të mbajtur maskën në ambientet e mbyllura, aty ku nuk mund të ruhet edhe distancimi social, sidomos kjo e vlefshme për personat të cilët janë me sëmundje, personat të cilët janë edhe të moshuar”, tha Rakacolli.
Duke folur për situatën epidemiologjike, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, dr. Eugena Tomini, tha se ka një rritje të incidencës dy javore, me një shtrirje të rasteve aktive në 90% të bashkive.
“Incidenca javore dhe incidenca dy javore gjatë kësaj periudhe ka pësuar rritje, krahasuar me tre javët pararendëse por ndërkohë ka pësuar rritje edhe nga gati 4-5 muaj pararendës, ku Shqipëria përvijoi me një trend shumë të ulët të hasjes së rasteve COVID pozitiv. Përsa i përket bashkive, kemi raste active në rreth 90% të tyre. Dhe për rrjedhojë, aktualisht popullata shqiptare duhet të ndërgjegjësohet me faktin e përvijimit të vaksinimit me dozë të tretë dhe të katërt, për të patur një mbulesë vaksinale jo vetëm të mirë por edhe një rritje të imunitetit përkundrejt kontakteve të ngushta që mund të kemi tashmë gjatë verës. COVID ka treguar që nuk ka një sezonalitet apo është i pranishëm gjatë gjithë muajve të vitit”, tha Tomini.
Duke folur për situatën e pacientëve me Covid19 të shtruar në spital, prof. Najada Çomo tha se rritja e të shtruarve përputhet me rritjen e rasteve pozitive të Covid19.

“Janë persona të pavaksinuar, janë persona me vaksinë të lënë në mes, pra të papërfunduar dhe kryesisht ata që kanë bërë vaksinimin e hershëm. Këtu e rithem që bërja e dozës së tretë të vaksinës është krejtësisht, krejtësisht e domosdoshme! Temperaturat e larta, meqenëse janë në shifrat mbi 40 gradë celsius, s’e kanë ulur numrin e të sëmurëve, nuk kanë ulur numrin e të shtruarve në spital por është shtuar numri por jo në shifra aq të jashtëzakonshme sa jemi sot. Konkordon numri i të shtruarve me numrin e të infektuarve të evidentuar deri sot. Grupmoshat që janë më shumë të prekura, janë mbi 62%, është grupmosha 60-70 vjeçare. Ka pasur dhe mosha minimale deri në moshën 20-vjecare një grua gravide e cila është jashtë rrezikut për jetën”, tha Prof Çomo.
Përqindja e vaksinimit në popullatën target mbi 12 vjeç është 51.3% me një dozë dhe me dy doza, vaksinimi i plotë primar është 48.7%. Ndërsa përqindja e vaksinimit në popullatën adulte është 60.8 % me vetëm me një doze dhe 57% me dy doza. r.k

Previous Post

“Nesër protestë epike, shqiptarët do mbushin Bulevardin”

Next Post

Berisha flet për skenarin e protestës, ka një thirrje për policinë

droni

droni

Next Post
“Nesër protestë epike, shqiptarët do mbushin Bulevardin”

Berisha flet për skenarin e protestës, ka një thirrje për policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.