E rëndë në Lushnjë, nuk dihet nëse dha shpirt e pastaj doli nga rruga apo humbi jetën nga aksidenti 67 vjeçari që po udhëtonte në Lushnjë.
“Sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia e Lushnjës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga. a.b











