Qëlloi me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, në Radhimë, policia kap prangos autorin e dyshuar, Edison Kondi.
Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit Edison Kondi, 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit Beniamin Kondi, 45 vjeç, ku nuk ka patur persona të lënduar, njofton policia e Vlorës.
Kondi u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Më poshtë janë pamjet e arrestimit të Edisonit.












