Në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Frederik Shiroka”, në Tiranë janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.a.b











