Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas i zhveshur, policia e Tiranës sqaron se e ka zgjidhur çështjen e burrit lakuriq.
“Sot rreth orës 12:55, është marrë njoftim se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas, i cili vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor, ka dhunuar familjarët e tij dhe është larguar nga banesa i zhveshur.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë reaguar menjëherë dhe rreth orës 13:10, kanë bërë kapjen e shtetasit E. M., 37 vjeç, dhe shoqërimin e tij për në spitalin psikiatrik ku dhe ndodhet aktualisht”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. m.k











