Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervalla tha sot ne media ndërkombëtare se Greqia do të jetë “një nga të parat që do ta bëjë këtë”.
Gervalla tha se Athina pret “momentin e përshtatshëm” për të njohur Prishtinën ndërsa theksoi se Kosova ka marrëdhënie të mira me Greqinë, ndoshta edhe më të mira se ato me disa vende që e kanë njohur Kosovën.
Përveç Greqisë, në BE pavarësinë e Kosovës nuk e njohin edhe Spanja, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia.r.r












