Plagosi me thikë në Cerrik ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Autori 15 vjeçar u kap menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.
Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë, njoftoi policia e Elbasanit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











