• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Koha për front të përbashkët opozitar, ‘Ballkani i Berlinit’ nuk mund të zëvendësohet me të Beogradit”

droni by droni
22 June, 2022
in Kryesore, Politika
0
“Koha për front të përbashkët opozitar, ‘Ballkani i Berlinit’ nuk mund të zëvendësohet  me të Beogradit”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje sot për një front opozitar gjatë një takimi me shoqërinë civile në Tiranë.

Koha për Front të përbashkët opozitar: ‘Ballkani i Berlinit’ nuk mund të zëvendësohet me të Beogradit, ishte lajtmotivi i Berishës.

Pjesë nga fjala e Berishës:
Në këtë vend zëri i komuniteteve, zëri i grupeve të interesit, zëri i opozitës, gjithçka shumëzohet me zero, dhe është zëvendësuar në variantin më tragjikomik me fletushkat që plotësohen në zyrat e PS-së si opinione të qytetarëve.

Një formë kjo e shëmtuar e tiranëve absolutë të cilët në dekada e shekuj zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me takime nw mexhlis, duke pretenduar se morën vendimin e popullit dhe do vazhdojmë.

Ky as të popullit nuk e merr, por merr mendimin vetëm të zyrave të partisë së tij.
Edi Rama sillet me këtë vend në disa aspekte individuale si asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi.

Edi Rama me vendimet që merr dëshmon se shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni ju, për projektin më të madh kombëtar të shqiptarëve, projekti i Shqipërisë në familjen e kombeve të zhvilluara evropiane që përbën dhe thelbin e doktrinave të rilindësve, ky zotëri me kurajo të jashtëzakonshme, nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt e zëvendëson me projektin e Ballkanit të hapur, projekt absolut i hegjemonisë serbe në rajon dhe influencës ruse në rajon.

Pas 30 vitesh pritshmërie të shqiptarëve për tu vendosur aty ku e kanë vendin si komb i vokacionit perëndimor, nuk thuhet më si 30 vite më parë se “nuk jemi as Lindje as Perëndim”, por thuhet se edhe sot do ta konsiderojmë iniciativën e presidentit Macron nga pozitat e Ballkanit të Hapur.

Paraqitet Ballkani i hapur si një alternativë lufte së fundmi, që është një alternativë që Serbia mos shkojë në luftë, paçka se ne jemi vend anëtar i NATO dhe askush nuk mund të na sulmojë ne pa u përballur me NATO, vetëm në rast se ne sulmojmë përpara.

Aleanca ka një nen, Presidenti Joe Biden e ka bërë të qartë se një inç po preke një nga vendet anëtare të NATO-s, do jesh në luftë, aleanca do i mbrojë me të gjithë potencialin e saj.

Po kështu Kosova është mbrojtur nga KFOR dhe nga NATO. Por, për interesa të Aleksandër Vuçiç, duhej të merrej dje vendimi që mos shkohej në Bruksel, duhej të merrej sot të shkohej për të përfaqësuar Ballkanin e Hapur.

Nuk është luajtur ndonjëherë më shumë me fatet e shqiptarëve se në këtë periudhë. Sot interesi ynë kombëtar është integrim në BE. Unë mora këtë aspekt, por në çdo aspekt tjetër që të analizosh zhvillimet ka një konfiskim, të ligjeve institucioneve, të drejtave në këtë vend si në asnjë vend tjetër.

Çfarë ndodh sot?

Shqiptarët përballen me rritjen më të madhe të çmimeve që nga viti 1992. Po të dëgjoni nesër Parlamentin dhe propagandën, ata janë kompensuar dhe nuk kanë asnjë lloj dhimbje nga kjo rritje. Por po t’i referohemi INSTAT, tregon se këtë vit ndihma ekonomike ka qenë 2% më e vogël se vitin e kaluar. Një tallje cinike me dhimbjen e njerëzve që sot blejnë ushqimet 100% më shtrenjtë se në vitin 2014 sipas shifrave zyrtare dhe paga mesatare e tyre jo që nuk është rritur, por është ulur krahasuar me vitin e kaluar.

Sot, në rast se ne studiojmë me vëmendje nismat dhe ligjet e qeverisë, ato kanë një synim të vetëm, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Kishte deklaruar se deri në vitin 2029 nuk do të ketë taksa për profesionet e lira dhe kthehet tani me një paketë fiskale ku i çon ata në falimentim. Çfarë qëllimi ka ajo? Nëse ju merrni të ardhura që inkason buxheti nga kjo taksë, ato janë minimale, krejtësisht të parëndësishme, por në një aspekt janë krejtësisht shkatërrimtare për ne sepse ato janë largimi i shtresës së mesme nga Shqipëria, shkatërrimi i saj, nuk ka mekanizëm më të suksesshëm për të shkatërruar një shoqëri, se sa t’i shkatërrosh asaj shtresën e mesme, ajo është shtresa e stabilitetit social.

Nuk ka rrugë më të suksesshme për shkatërrimin e një shoqërie se sa t’i shkatërrosh biznesin e vogël, ai është gjeneratori kryesor i punësimit në një shoqëri, jo i të ardhurave, i punësimit.
Dhe këtu beteja ka filluar pikërisht me këto, në mënyrë që të përzëmë sa më shumë prej tyre.

Janë përzënë me mijëra mjekë, me hartën e re gjyqësore përzihen me mijëra avoketër, po kështu inxhinierë. Ne jemi sot një komb që rrisim fëmijë, përgatisim specialistë vetëm për emigracion pothuaj. Në një kohë kur Shqipëria ka potencialet më të jashtëzakonshme për të prosperuar, për t’u zhvilluar sa rrallë ndonjë vend tjetër. Faktikisht, kjo është një politikë denatyruese për shqiptarët.

Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje. Një akademike shprehej për autokraci elektorale. Mund të listoj një problematikë të tërë me të cilën përballemi në këtë rrokullisje të madhe, por rëndësi kryesore ka mendoj unë, t’i japim përgjigje pyetjes: çfarë duhet të bëjmë?

Dhe unë sikundër ju, i kam shtruar vetes këtë pyetje mijëra herë, arrij në përfundimin vetëm në një përgjigje: Të bashkohemi! Të bashkohemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë.

Të bashkojmë zërat tanë, qëndresën tonë, rezistencën tonë dhe të hidhemi në veprim.

Partia Demokratike është përgjegjëse në një shkallë shumë të madhe për këtë rrokullisje.

Kjo është e vërtetë, sepse me inaktivitetin e saj ajo nuk arriti kurrë të shndërrohet në një forcë të madhe besimi rreth të cilës të bashkohen shqiptarët që do të donin të ndalonin këtë rrokullisje.

Në këto vite ajo nuk mbrojti interesin kombëtar. Ajo pranoi, në një mënyrë apo një tjetër, për një arsye apo një tjetër, politika çkombëtarizuese, politika antikombëtare. Sot në Ballkan, kryeqytetet zyrtare me probleme janë Tirana dhe Prishtina, sepse Tirana bëri gjithçka ta paraqesë Prishtinën dhe jo Beogradin, delen e zezë të Ballkanit, në një kohë kur nuk është kurrë e tillë. Ajo po mbron vlerat europiane.

Ajo nuk po pranon të tregtojë Ballkanin e Berlinit apo të Brukselit, me Ballkanin e Beogradit, kaq është mëkati i saj dhe këtu u bihet borive.

Ndaj dhe, ndaj këtij regjimi duhet një front se ky regjim është i pasur, para të pafundme. Secili prej jush di raste dhe unë di kur eksponentë të tij kalojnë nga një banesë në një tjetër, apo nga një zyrë në tjetrën duke blerë njerëz, duke blerë gjykatës, prokurorë, zyrtarë, opozitarë, jashtë çdo imagjinate. Regjimi nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull dhe kjo është një e vërtetë e madhe.

E tha bukur një avokat, është inkuizicion nga polici te prokurori dhe nga prokurori te gjykata e burgu. Shanset e pafajësisë në sistemin e këtij narkoshteti janë drejt zeros pothuajse, 0.8%, nuk ka rëndësi nëse ke kryer apo jo vepër penale, rëndësi ka të të ndalojë policia.
Ndaj dhe unë rrugë të vetme dhe të sigurt për t’u përballur me këtë regjim gjej bashkimin e të gjitha forcave opozitare. Krijimin e një fronti të përbashkët me shoqërinë civile dhe partitë e tjera politike opozitare dhe hartimin e një harte veprimesh me të cilat ne kam bindjen më të thellë se do ta fitojmë betejën. Ky vërtetë është një regjim i pasur, por ky është një regjim i kalbur sepse është i ndërtuar mbi lidhjet e krimit, mbi abuzimin, mbi shkelmimin e ligjit dhe regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë. a.b

Previous Post

LAJMI I FUNDIT/ Shkon në 300 persona numri i të infektuarve të rinj në 24 orët e fundit

Next Post

SHKODËR/ I riu godet me makinë biçikletën, mbetet pa jetë një grua

droni

droni

Next Post
Policia zbarkoi në Elbasan, ja cilat makina kontrollohen me detaje

SHKODËR/ I riu godet me makinë biçikletën, mbetet pa jetë një grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.