240 banorë të Kozarës po dëshmojnë në SPAK pasi ky i fundit vendosi sekuestro mbi një autokombajnë gruri te Bektash Shtëpënjës, një banor i Kozarës.
SPAK e mori masën e ashpër ndaj fermerit pasi djali i tij dyshohet per trafik.
Por fermerët e Kozarës deklarojnë se Bektashi ua ka korrur grurin prej vitit 1991, prandaj dhe kanë vendosur të dëshmojnë në SPAK.
Ditën e sotme, Bektash Shtëpenja nuk ka shkuar sot në gjyq, por ka dërguar djalin me pretendimin se po korr grurin e fshatit.
“Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S’jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor”, mësohet të ketë thënë Shtëpenja. a.b












