Rreth orës 13:30, në qytetin e Maliqit, ka rënë zjarr në një fabrikë të prodhimit të peletit. Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. a.b











