Në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur shtatë muaj më parë kanë finalizuar me sukses fazën e tetë të tij, si rezultat i së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– F. I., 22 vjeç, banues në Elbasan.
Në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasi i mësipërm do të transportonte një sasi droge, forcat e Policisë organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volkswagen”, me drejtues 22-vjeçarin, në qytetin e Bilishtit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatua 1 çantë sportive e zezë, brenda së cilës u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 pako tjetër me peshë 550 gramë kanabis në formë çokollate.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.a.b











