• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama prezanton Ballkanin e Hapur te bizneset e Kosovës, “audiencë’ tek bizneset mike të Thaçit: Do ju fus në Ballkanin e Hapur

droni by droni
19 June, 2022
in Kryesore, Politika, Rajoni
0
Rama prezanton Ballkanin e Hapur te bizneset e Kosovës, “audiencë’ tek bizneset mike të Thaçit: Do ju fus në Ballkanin e Hapur
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot një seksion të kompanisë Devolli në Kosovë, një kompani e afërt me Thaçin dhe në shënjestër të qeverisë Kurti gjatë fushatave elektorale që shënuan ardhjen e partisë së tij në pushtet.

Rama zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës të Kosovës, të pranishëm në këtë vizitë, të cilët i ftoi të shtrijnë investimet e tyre në Shqipëri Ndërsa lajmëroi që Shqipëria do të heqë të gjitha tarifat doganore për eksportet e Kosovës në Shqipëri.

“Ne jemi në një fazë të avancuar për të hequr tërësisht të gjitha tarifat doganore për të gjithë mallrat që vijnë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Janë barriera të panevojshme, impakti i tyre financiar është më pak i rëndësishëm për ne si shtet sesa lehtësia që duhet t’i krijojmë të gjithë  atyre që eksportojnë drejt Shqipërisë. Janë disa tarifa, janë disa procese që e vonojnë shumë eksportin, përveçse rëndojnë financiarisht, por rëndesa financiare, sic thashë, është më pak e rëndësishme se koha që konsumohet dhe harxhohet.

Ne këtë gjë e kemi bërë me Ballkanin e Hapur dhe është e pakuptimtë që të mos e bëjmë dhe me Kosovën. Shpresoj që edhe qeveria e Kosovës ta bëjë reciprokisht, ka kërkuar kohë për ta studiuar, shumë mirë ta studiojnë, por ne do ta bëjmë në të gjitha rastet dhe do ta bëjmë në mënyrë të njëanshme. Kështu që, të gjitha mallrat nga Kosova do të vijnë në Shqipëri pa asnjë tarifë doganore, përveç asaj te skanimit që është një histori e vjetër dhe e pashmangshme edhe për disa vite për shkak të një koncensioni të dhënë shumë vitë më parë”, tha Rama.

Në vijim Rama tha se do të hapen korridoret e gjelbra edhe për biznesin e Kosovës ndërsa mbrojti Ballkanin e Hapur duke theksuar se eksportet serbe janë rrizir në Kosovë ndërkohë që nuk është në Ballkanin e Hapur.

“E dyta është marrja e statusit te Operatorit Ekonomik të Autorizuar. Në rastin konkret, ju folët për kompanitë e dy vëllezërve, që janë këtu, por janë dhe kompani të tjera, të cilat kanë një fluks shumë të madh levizjeje në kufi dhe përdorin në menyrë intensive portin e Durrësit dhe ne duam që të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, siç e kemi me Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. 

Edhe për këtë na duhet të kemi marrëveshje. Do duhet të firmosej nesër, nuk e di për çfarë arsyeje u shty nga ana e qeverisë së Kosovës, por pavarësisht kësaj, ne na duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë. 

Ju folët për portin. Ne e kemi sjellë me vetë projektin e ri të Portit të ri të Durrësit, i cili është konceptuar si një port i përbashkët pasi është një port që ose duhet të jetë port rajonal me një rëndësi të dorës së parë. 

Ne, në fakt, humbasim një potencial shumë të madh, siç e kemi humbur për dekada të tëra me portin aktual të Durrësit, i cili është një port jashtë çdo standarti, e bjerr potencialin dhe e vendos Shqipërinë në një pozicion shumë të vështirë në raport me të tjerët

Natyrisht përsa i përket volumit tregtar që është qesharak, por edhe përsa i përket imazhit, një port me një ndotje të lartë, port pa asnjë kapacitet përpunues të standarteve europiane, ndërkohë që porti i ri, i cili do të ndërtohet në anën veriore të qytetit, në Porto Romano, është një projekt i hartuar prej një nga kompanitë më të mëdha të botës, kompania hollandeze, të cilët nesër do të jëne këtu për të prezantuar projektin përpara dy qeverive dhe ka një koncept të një shtrirje në të dy anët, pra porti në Durrës dhe i ashtuquajturi Porti i Thatë i Prishtinës, të lidhura me njëri-tjetrin me hekurudhë dhe me patjetër me autostradën dhe që garantojnë, ndalimin, stacionimin dhe përpunimin e mallrave njëkohësisht në të dy anët .

Dhe sigurisht që ambicia është që ky port të jetë pa diskutim porti i të gjthëve në Ballkan, se më vjen shumë për të qeshur kurdëgjoj disa që të thonë se po na del Serbia në det, ndërkohë që ne kemi interes që sa më shumë hyrje dhe dalje të kemi në detin tonë, aq më shumë ekonomi kemi, kjo është gjëja më e thjeshtë në botë dhe ekonomia, volumet tregtare, ndërveprimi i sipërmarrjeve nuk duhet dot të jenë peng as i cështejve politike, sado ato të jenë të rënda dhe as të anashkalohen për potencialin e jashtëzakonshëm që kanë për të zgjidhur dhe çështje politike. Sot atje tek M-Sillosi, ne pamë një ekselencë rajonale.

Është shumë për të qeshur e për të qarë kur Ballkanin e Hapur e trajtojnë si një instrumnet qe do marrë Serbia tregun, ndërkohë që po të shikosh volumin tregtar të Serbisë, rritjen më të madhe e ka këtu, pavarësisht gjithë pengesave, pavarësisht gjithë problemeve, pavarësisht marëdhënieve.

Praktikisht volumi më i madh tregtar është këtu dhe rritja më e madhe është këtu, pra nuk është çështja se Ballkani i Hapur do të bëjë ndonjë gjë tjetër,vecse do të krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë më tepër frymëmarrjen ekonomiike për të gjithë dhe secili do të marrë pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër, ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tend, pastaj të tjerët le të fitojnë pjesën e tyre, kjo nuk është dicka që ti mund ta pengosh apo nuk është dicka që duhet të jetë shqetësimi yt fare“, tha Rama. r.p

Previous Post

TIRANË/ Gjendet pa shenja jete një 43 vjeçar që jetinte vetëm

Next Post

Rama takon familjarët e Hashim Thaçit në Kosovë, shkëmben dhurata

droni

droni

Next Post
Rama takon familjarët e Hashim Thaçit në Kosovë, shkëmben dhurata

Rama takon familjarët e Hashim Thaçit në Kosovë, shkëmben dhurata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.