Janë identifikuar viktimat e gjetura në makinën e fundosur në rezervuar.
Ata janë Erion Mucaj 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeç. Ende është enigmë si ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.
“Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe”, njoftoi në herët policia e Tiranës. a.b











