Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi Pjerin Brushtulli, 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.
Brushtulli ka marrë plumba në bark. Ai sapo kishte dalë nga burgu kubishte dënuar me 15 vjet. Ai ishte dënuar për vrasjen e Kolec Nushit nga Bërdica. a.b











