Një jaht turistik me 6 italianë në bord mbeti në cekëtinë në afërsi të Portit të Durrësit dhe ka kërkuar ndihmë.
Salla operative e portit të Durrësit ka marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ky mjet po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt vendit tonë. Menjëherë është bërë njoftimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues.
Jahti kishte 6 persona në bord, shtetas italianë, të cilët janë në gjëndje të mirë shëndetësore.
Ky është rasti i dytë në një javë i incidenteve me jahte për shkak se nuk janë shënuar cektinat dhe shkëmbinjtë për jahtet. a.b












