Në kuadër të operacionit italo shqiptar për ilacet narkotike janë arrestuar sot 9 persona mes të cilëve mjekë dhe biznesmenë të farmaceutikës.
Ndërkaq policia ka kryer kontroll edhe në zyrën dhe shtëpinë e mjekut të njohur E. Prifti i cili me herët u ndalua nga SPAK me akuzën e korrupsionit pasiv.
Prifti nuk është person nën hetim. Por emri i tij është përmendur në telefonatat e mjekëve italianë çfarë ka ngritur dyshime ndaj tij. m.k











