Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të Bashkimit Europian.
Christiane Hohmann është emërzar ambasadore në Shqipëri. Ajo aktualisht është ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Emrat e nominuar priten të zyrtarizohen pas marrjes së marrëveshjeve përkatëse në vendet e tyre pritëse.
Hohmann do të zëvendësojë Luigi Soreca-n të cilit i përfundoi mandati 4-vjeçar. Mandati i Sorecës u prit me interes në fillim por me pas u pa që ishte afërsisht një format i ish ambasadores së BE që zëbëndësoi, Romana Vlahutin. Kjo e fundit gënjeu për disa vite komisionin evropian me progress raportet për Shqipërine ndlrsa media vendase e akuzoi për korrupsion.
HR/VP @JosepBorrellF announces senior appointments: 31 new EU Heads of Delegations and 4 Deputy Heads of Delegations https://t.co/Qj4b4hgQoX
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) June 8, 2022











