I mbështjellë me flamurin kombëtar, shoqëruar nga orkestra funebre dhe qindra miq e bashkëpunëtorë, familjarë dhe të afërm arkmorti me trupin e pajetë të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani është nxjerrë nga Presidenca dhe është nisur përgjatë bulevardit në drejtim të varrezave të Sharrës ku do të prehet përjetësisht.




Pas homazheve në ambientet e brendshme të institucionit që ai drejtoi për pesë vite, ka nisur ceremonia për përcjelljen për në banesën e fundit. Një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij u mbajt nga të gjithë të pranishmit.
Presidenti Nishali la pas bashkëshorten Odetën, djalin dhe vajzën, të cilët së bashku me babain e ish-kreut të Shtetitdhe të afërm të tjerë kanë pritur sot ngushëllime nga qindra qytetarë, personalitete, drejtues, ministra, deputetë, ambasadorë dhe miq të familjes. a.b











