Një zjarr i madh përfshiu ish-fabrikën e duhanit në Tetovë ndërsa zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit.
Flakët kanë përfshirë një depo të kompanisë ndërsa nga Policia e Tetovës thonë se nuk ka të lënduar. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nëpër rrugët e qytetit.
Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit. Pritet që më vonë të dalin më shumë detaje rreth këtij zjarri. r.k











