Raundi i tretë i votimit për zgjedhjen e presidentit ka dështuar i cili mund të vijojë pa një emër nga opozita duke mbyllur kështu pjesën e procesit të zgjedhjes së Presidentit që kërkon 84 vota.
Në kryesinë e Kuvendit nuk është paraqitur asnjë propozim.
Nesër në orën 10 do të mbahet seanca e posacme për ezaurimin e raundit të tretë të votimit.
Pas këtij raundi, kreu i ri i shtetit mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë të votash, të cilat mazhoranca i zotëron e vetme. a.b











