Bie nga ura pasi humbi ekuilibrin dhe mbetet pa jetë nën të.
”Sot rreth orës 10:40, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ura, shtetasi B. C., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia e Fierit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. a.b












