Një efektiv i policisë së Shkodrës ka rënë në një humnerë në zonën e Dukagjinit pasditen e djeshme ndërsa po kryente kontroll territori.
Bëhet fjalë për punonjësin Rrok Frroku, i cili u rrëzua në fshatin Dushman.
Ngjarja është regjistruar gjatë një aksioni të policisë për kanabis, ndërkohë që efektivit i kanë ardhur në ndihmë kolegët e tij dhe më pas e kanë transportuar për në spitalin e Shkodrës. a.b












