• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA / “Me letra” Turqia dhe Greqia anëtarë të NATO-s, po në realitet ?

droni by droni
27 May, 2022
in Kryesore, Opinion, Rajoni
0
Baza ajrore e NATO-s në Shqipëri, DW: Ofertë e pranuar, qeveria u vetëofrua
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Çaushi

Në një letër drejtur dje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Greqia akuzon fqinjin e saj Turqinë se po ndjek një politikë armiqësore dhe “revizioniste” që po destabilizon rajonin, ku edhe ka rritur frikën për ripërtëritje te tensioneve mes dy vendeve anëtarëve të NATO-s.
Gjatë kësaj jave janë artikuluar pa pushim akuza dhe kunder-akuza nga zyrtaret më të larte, perfshi Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentin turk Rexhep Taijip Erdogan. Dhe ky pershkallëzimi më i fundit në raportet historikisht jo miqesore, të largëta dhe të afërta mes dy fqinjeve ne Detin Egje e ka zanafillën në fjalimin që kryeministri grek mbajti me 17 maj ne Senatin amerikan ne prani te Kryetares Nancy Pelosi dhe zevendes presidentes Kamala Harris. Ndonese ne fjalen e tij te gjate para senatoreve amerikane zoti Mitsotakis nuk e permende në asnjë rrjesht fjalën Turqi apo Erdogan, vetem me nje lexim te shpejte e kupton se nje pjese e rendesishme e permbajtejes se saj i adresohet politikave te Ankaras, duke paralajmëruar Uashingtonin për rreziqet që do të vinin me nxitjen e destabilitetit në rajon nëse miratoheshin marrëveshjet e blerjes së armëve amerikane si avione te rinj F-16s nga Turqia .

“Gjëja e fundit që i duhet NATO-s në një kohë kur fokusi ynë është të ndihmojmë Ukrainën për të mposhtur agresionin e Rusisë është një tjetër burim destabiliteti në krahun juglindor të NATO-s”, u shpreh Mitsotakis në Kongresin amerikan. “Dhe ju kërkoj ta keni parasysh këtë kur merrni vendime për prokurime armesh në lidhje me Mesdheun Lindor.” I menjëhershem ishte reagimi i presidentit turk duke thënë se nuk e njeh më liderin e Greqisë fqinje dhe se do të refuzojë ta takojë atë në një samit të planifikuar me vone gjate ketij viti. “Ne kishim rënë dakord të mos përfshinim vendet e treta në mosmarrëveshjet tona,” tha Erdogan.

“Pavarësisht kësaj, javën e kaluar, ai pati një vizitë në SHBA dhe foli në Kongres dhe i paralajmëroi që të mos na japin F-16s”. I pyetur gjate qendrimit ne Forumin Ekonomik te Davosit në lidhje me reagimin e Erdoganit dhe marrëdhëniet me Turqinë, Mitsotakis tha: “Ne jemi fqinjë, gjithmonë duhet të flasim dhe duam të mbajmë gjithmonë të hapura kanalet e komunikimit. Ne nuk do të jemi kurrë ata që nuk do të flasim me fqinjët tanë.” Kryeministri grek gjithashtu shtoi se: “Nga ana tjetër, nëse presidenti Erdogan mendon se nuk do të mbroj sovranitetin dhe të drejtat sovrane të Greqisë dhe nuk do t’i tregoj audiencës ndërkombëtare se Turqia po sillet si një fuqi revizioniste, atëherë ai e ka gabim.”

Greqia i bën thirrje solemnisht Turqisë që të ndalojë vënien në dyshim të sovranitetit të Greqisë mbi ishujt e saj në Egje, veçanërisht nëpërmjet pohimeve të pabaza dhe historikisht të rreme (dhe) të përmbahet nga kërcënimi i Greqisë me luftë, shkruhet nder te tjera në letren prej kater faqesh qe përfaqësuesja e përhershme e Greqisë në OKB, i dergon shefit te kesaj Organizate, Gutierrez. Si Athina ashtu edhe Ankaraja kanë një histori të gjatë marrëdhëniesh të tensionuara që ndonjëherë kanë kërcënuar të shpërthejnë në konflikt te armatosur. Të dy kanë mosmarrëveshje serioze për statusin e Qipros, si dhe ata iu afruan një konflikti të hapur për burimet e gazit natyror në Mesdheun Lindor vitin e kaluar apo problemeve me te fundit mbi ceshtjen e emigranteve.

Ndonese fjalimi i Mitsotakisit u prit me duartrokitje nga senatoret amerikane dhe marredheniet e Greqise me SHBA, liderin e NATO-s, kane njohur progres kohet e fundit, ku vetem dy jave me pare parlamenti helen ratifikoi Marrëveshjen e re të Mbrojtjes së ndërsjellë dhe të Bashkëpunimit me SHBA. Nderkohe qe më parë rinovohej çdo vit me një akt të Parlamentit, tani ka një kohëzgjatje pesëvjeçare, e cila rinovohet automatikisht, përveç nëse njëra nga palët vendos të mos e bëjë këtë. Nder te tjera Mitsotakis permendi edhe bazen më te madhe detare te NATO-s ne Mesdheun Lindor, ne ishullin e Kretes, si porti i vetëm që mund të akomodoje aeroplanmbajtëse. Por nga ana tjeter Erdogani eshte i vetedijeshem se Turqia nuk është një anëtar i zakonshëm i NATO-s.

Pasjen e ushtrise te dyte me te madhe pas SHBA-s, vendndodhja e saj, në jug të Rusisë, kontrolli i hyrjes në Detin e Zi, kufijtë me Sirinë, Irakun dhe Iranin, si dhe brigjet e gjata të Mesdheut kanë kontribuar në rëndësinë që ka ajo per aleancën, duke marre shpesh edhe rolin e nje “play maker” ne rajon e me gjere, sic ishin bisedimet e ndermjetesuara nga Erdogan ne qytetin bregdetar te Antalya mes minstrave te jashtem te Rusises Sergey Lavrov dhe homologut ukrainas Dymitry Kuleba me 10 mars.

Por retorika zyrtare e Anjaras dhe Athines kete jave po tregon se në letër, Greqia dhe Turqia janë aleatë: anëtarë të aleancës së NATO-s të përkushtuar ndaj sigurisë kolektive, por në terren po sillen si “dy vende armike”.

Previous Post

E rëndë në Devoll, fëmija 2 vjeç vdes nga rakia

Next Post

Berisha shpjegon se si do zgjidhen anëtarët e kryesisë së PD dhe sekretariati, kur do kemi listën drejtuese të PD

droni

droni

Next Post
Berisha shpjegon se si do zgjidhen anëtarët e kryesisë së PD dhe sekretariati, kur do kemi listën drejtuese të PD

Berisha shpjegon se si do zgjidhen anëtarët e kryesisë së PD dhe sekretariati, kur do kemi listën drejtuese të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.