Grabitësit morën një shumë parash dje në një klinikë dentare në rrugën “Mustafa Lleshi” në kryeqytet.
Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Në rrugën “Mustafa Lleshi”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në një klinikë dentare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës. a.b












