Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur sot në një fshat të Pukës. Një 11 vjeçar u qëllua me armë nga një 17 vjeçar ende për arsye të paqarta.
Në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij, njofton policia e Pukës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. a.b












