Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sonte përmes një postimi se qeveria nuk do të vendosë taksa për biznesin e vogël, pasi një lajm i publikuar sot në lidhje me një projekligj të ri për tatimet theksonte kthimin e taksave për biznesin e vogël.
”Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!”, thotë Rama në një postim në twitter. a.b











