Tifozët holandezë rrahën një shqiptar të dehur në Tiranë.
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bëhet me dije se i plagosuri ishte shtetas shqiptar i cili në gjendje të dehur kishte ngacmuar tifozët hollandezë të cilët e kanë goditur me sende të forta.
Fillimisht u raportua për një sherr mes tifozëve, por më pas u bë me dije se i përfshirë ishte një shtetas shqiptar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











