Ish-kryeministri Fatos Nano është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe prej majit të 2021 ai nuk është parë në publik ndërkohë që në atë muaj u fotografua në një karrocë në një prej spitaleve të Tiranës.
Burime të afërta me familjen, deklaruan sot për “Shekulli” se ish-kryeministri Fatos Nano është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtimin mjekësor. Dyshohet se 69-vjeçari vuan nga ceroza në mëlçi, sëmundje që lidhet me konsumimin e tepruar të alkoolit.

Fatos Nano, ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë në vitin 1991, kur vendi sapo kishte dalë nga diktatura komuniste dhe më pas në vitet 1997-1998 dhe 2002-2005, kur pas humbjes së PS-së në zgjedhjet e 3 korrikut dha dorëheqjen nga drejtimi i PS-së dhe u largua nga skena politike. a.b












