Ish kryeministri Berisha ka reaguar sot në lidhje me braktisjen e vendit nga të rinjtë duke u kujtuar politikbërësve se kjo është një sfidë që duhet fituar.
“Kjo është një betejë për të ardhmen e kombit tonë, për vokacionin tonë perëndimor, për lirinë, demokracinë, e çlirimin e çdo potenciali që të rinjtë të jetojnë pa frikë e besimplotë se ne Shqipërinë do ta bëjmë!”, thekson Berisha.












