Deputeti i PD Belind Këlliçi ishte në takimin e ish – Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo në kampin Ashraf.
Ish të burgosurit politikë iranianë erdhën në vitin 2013, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. PD në qeverisje u mundësoi strehë të sigurtë.

Postimi i Ballukut:
Pata privilegjin të isha pjesë e takimit të ish Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit, e vendosur në kampin Ashraf 3 në Manzë.
Ish të burgosurit politikë iranianë u bujtën në vendin tonë në vitin 2013, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
Prej vitit 1979 janë përndjekur e masakruar nga regjimit teokratik i mullahëve ndërsa sot rezistenca e tyre i jep shpresë popullit të Iranit.
U njoha nga afër me vuajtjet e tyre me vizitën në muzeun e torturave.
Jam krenar që PD në qeverisje u mundësoi një strehë të sigurtë, duke shfaqur vlerat më të larta të mikpritjes shqiptare.
Ne qëndrojmë krah tyre!
Krah lideres Maryam Rajavi! a.b












