Një i ri humbi jetën sot në Divjakë pasi makina e tij doli nga rruga dhe në një kanal me ujë.
”Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi Dion Dervishi, 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga. r.k











