Ish deputetja e PS dhe pedagogja Edlira Haxhiymeri u nda nga jeta, pasi prej 5 vitesh përballej me një sëmundje të rëndë.
Presidneti Ilir Meta ka postiar në shenjë mirënjohje ku shkruan se Haxhiymeri ishte një personalitet i shkencave sociale dhe arsimit të lartë, duke reflektuar shembullin e thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit.
“Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.
Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë!”, shkruan Meta për bashkëpunëtoren e vet atëherë kur ishte kryeministër në vitet 1999-2002. a.b











