PD ka nisur ankesa në institucioner e drejtësisë ndaj gjyqtares Blerina Muça.
Ankesat janë bërë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK dhe Inspektoriatit të Drejtësisë, ILD.
Përmes ankesave kërkohet largimi i saj nga sistemi për shpërdorim të madh të detyrës.
Muça pranoi ankesën e Alibeajt për vendimin e gjykatës së Tiranës që njihte vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit organizuar nga Rithemelimi, ndërkohë që kohë më parë kishte dhënë për të njëjtën cështje vendim të kundërt. a.b












