Pamje ekskluzive nga vendi ku rrëshqiti dhe mbeti pa jetë turisti 30 vjeçar gjerman.
Policët e komisariatit të Tropojës dhe një skuadër nga spitali i Bajram Currit kanë arritur të nxjerrin viktimën nga humnera ndërkohë që i kanë dhënë edhe ndihmën e parë turistes tjetër gjermane qe ka qënë bashkë me të.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zbritje drejt Valbonës, në qafën e Valbonës një shteg i rrezikshëm sidomos kur është i mbuluar me borë.
Në foto duket infermierë të spitalit të Tropojës Avni Prengzi dhe Xhevahir Gjuriqi, pikërisht në greminën ku u gjet pa jetë turisti. m.k












